Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se koha e keqe për Maqedoninë ka përfunduar me largimin e Gruevskit nga pushteti, ndërsa për Mickoskin thonë se është mbetja e vetme e kohës së regjimit.
“Koha e errët e Maqedonisë ka përfunduar me largimin nga pushteti të bartësit të krimit Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorëve të tij, të cilët rrënuan ekonominë dhe e izoluan shtetin”, thonë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, tani Maqedonia po shkon përpara, ekonomia rritet dhe po krijohet shoqëri fer.
“Sado që nuk i pëlqen Mickoskit, në Maqedoni funksionon e drejta dhe shteti i së drejtës, gjyqësori është liruar nga presionet politike dhe ligjet vlejnë njëjtë për të gjithë”, thonë nga LSDM./Telegrafi/
Aksident në Ozdrim të Pejës, lëndohen katër persona
Përplasje fizike në Big Brother? Marko eskalon ndaj Shëndrit...
Orav: Tani është momenti i Kosovës për të avancuar në rrugën...
A dëshiron të martohet me shqiptare? – Përgjigjet Klodi
Konjufca pret në takim ambasadorin britanik, flasin për thel...
Aksioni humanitar i Fondacionit Behgjet Pacolli po vazhdon n...