Nga LSDM njoftojnë se këto ditë ndihma shtetërore prej 6.000 denarë do të paguhet në llogaritë e qytetarëve që do të jenë në listën “Blej prodhime vendore”.
“Mbi 320.000 qytetarë u ndihmuan përmes kartelave pagesore dhe vauçer për turizëm dhe tashmë këto ditë 283.000 qytetarë shtesë marrin ndihmë financiare prej 6.000 denarë.
Punonjësit shëndetësorë të cilët kanë qenë në vijën e frontit me armikun e padukshëm për muaj të tërë, 7.600 punonjës shëndetësorë që punojnë me pacientë të infektuar me coronavirus, do të marrin nga 30.000 denarë”, thonë nga LSDM.
Që nga dje, janë publikuar listat me emrat e personave që marrin ndihmë shtetërore prej 6.000 denarë. Në faqen e internetit kupuvamdomasno.gov.mk në fillim mund të kërkoni duke futur numrin personal të identifikimit, ndërsa në rubrikën e listës së përdoruesve, të gjithë emrat e qytetarëve që plotësojnë kushtet për marrjen e ndihmës shtetërore janë publikuar. Ekziston mundësia në faqe ku menjëherë mund të paraqisni ankesë. Afati i fundit për ankesa skadon sot. Paratë mund të shpenzohen edhe pas 25 dhjetorit./Telegrafi/
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...
Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...