Nga LSDM-ja dega në Strugë informojnë se tashmë në këtë parti po punohet në funksion të pregaditjes për zgjedhjet e ardhshme vendore.Edhe pse akoma nuk ka një komunikim zyrtar se kush do të jetë kandidati për kryetar apo bartësi i listës së Këshilltarëve.
Strugalajm mëson se pjesë të listës së këshilltarëve do të jenë përfaqësues nga të gjitha etnit që jetojnë në Strugë ku nuk do të mungojnë edhe shqiptarët. Ndërkohë nga dega e LSDM-së, në Strugë, akoma nuk ka një prononcim zyrtar se kush do të jetë kandidati i kësaj partie në garën për kreun e Komunës.
Strugalajm.com kontaktoi me eksponentë të kësaj strukture nga ku mori prononcimin se akoma nuk ka një qëndrim, duke lënë të kuptohet se vendimi do merret pas një konsultimi të degës dhe qendrës së partisë.Ndërkohë në opinionin e këtushëm përmenden disa emra si kandidatë të mundshëm si:Nikolla Duni ,Dimitar Shipinkarovski,Sefer Canoski.
Omega 3 cilat janë format më të përhapura dhe më të sigurta
Humb jetën një 36-vjeçar në Shkodër
Elita 5 dhe Aurela Gaçe shtojnë ngjyrat e spektaklit në Fest...
Vriten pesë ushtarë izraelitë gjatë luftimeve në Liban
E pamundur për Real Madridin ta mbajë Gulerin: Dy gjigantët ...
Deputetja e LDK-së: Takimi trepalësh për dialogun Kosovë-Ser...