LSDM sot kumtoi se problemi me deponinë e Strugës po zgjidhet intensivisht me tërë maqinerinë që disponohet, e më pas do të vijojë mbulim dhe pastrim i tërësishëm.
“Zjarri në deponi tashmë po shuhet, pas çka do të vijojë mbulim i depos dhe pastrim i tërësishëm i saj. Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja në mënyrë efikase dhe përgjithmonë do ta zgjidh problemin shumëvjeçar me deponinë e Strugës, për të cilën VMRO-DPMNE 11-të vjet nuk bëri asgjë”, bëhet e ditur në kumtesën e lëshuar nga LSDM.
Sipas tyre është hipokrizi që VMRO të kërkojë zgjidhje për problemin pasi Qeveria e re ka formuar komision, detyrat e të cilit intensivisht zbatohen në terren dhe ndërmerren masa për shuarjen e zjarrit dhe zgjidhjen e problemit.
“Sot, si opozitë, VMRO-DPMNE për pikë të vogla politike tregon shqetësim të rremë për problemet e qytetarëve, duke kërkuar masa urgjente pasi ato veçmë po zbatohen”, thuhet mes tjerave në këtë kumtesë.
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...