Partia maqedonase në pushtet LSDM, ftesën e NATO-s për Maqedoninë e vlerëson si sukses historik për shtetin dhe qytetarët e saj.
Nga kjo parti thonë se dyert e NATO-s janë hapur për Maqedoninë dhe se ai është vend i sigurt për shtetin.
“Anëtarësimi në NATO është realizim i qëllimeve të larta strategjike të Maqedonisë, të vendosura që nga dita e pavarësisë. Po përmbushen detyrat dekadëshe për gjeneratat e kaluara dhe të ardhshme, po sigurohet stabiliteti dhe zhvillohet e ardhmja”, thonë nga LSDM.
Ata më tej shtojnë se pas izolimit, paqartësive dhe stagnimit janë hapur dyert për anëtarësim në NATO dhe se identiteti dhe e ardhmja e Maqedonisë janë të sigurta./Telegrafi/
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në
Alarm në Amsterdam, shpërthim në një shkollë hebraike