Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se është rritur kthimi i TVSH-së tek kompanitë. Sipas tyre, 30 milionë euro më shumë janë kthyer tek kompanit.
Nga LSDM thonë se duke përfshirë edhe korrikun e këtij viti, kthimi i TVSH-së për kompanitë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është rritur për 14.5 përqind.
“Kthimi i TVSH-së është joselektiv dhe i rregullt, ndërsa në shtatë muajt e parë kompanitë kanë kthyer mbi 14.5 miliardë denarë në bazë të TVSH-së. Është realizuar pagesë e mirë e të hyrave, duke përfshirë edhe TVSH-në e cila bruto është për 5.6 përqind më e lartë se vitin e kaluar”, thonë nga LSDM.
Ata shtojnë se këto të dhëna nuk janë vetëm numra, por tregues të vërtetë të ekonomisë.
Vendoset gurthemeli i Parkut Industrial në Mitrovicë, 1 mili...
Zbatimi i Agjendës së Reformave, Albin Kurti në mbledhjen e ...
Sonte, Shqipëria ngjitet në skenën e Eurovisionit me artisti...
Qeveria në detyrë sot mban mbledhje
Disa minatorë të Trepçës mbesin të ngujuar në minierë
Kryeministri Kurti e nis ditën në Mitrovicë, pritet ngrohtës...