Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “me ratifikimin e marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Greqisë o zgjodh kontesti 27 vjeçar që ndalonte zhvillimin e rajonit”.
Sipas LSDM-së, është hequr pengesa e fundit në rrugën e Maqedonisë drejt anëtarësimit të plotë në BE dhe NATO, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Kontesti është në interesin e shtetit, qytetarëve, dhe interesave kombëtare dhe shtetërore. Identiteti maqedonas, gjuha maqedonase dhe veçantia janë siguruar dhe përforcuar, një herë e përgjithmonë të pranuar nga e gjithë bota, e ardhmja e Maqedonisë është në NATO dhe BE”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.
Me anëtarësimin e Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s, siç thonë nga LSDM, do të thotë siguri më të madhe dhe mbrojtje të përhershme të kufijve duke përfshirë këtu edhe qasje në treg më të madh, investime të reja dhe vende pune të reja, paga më të larta dhe standard më të madh jetësor.
“Marrëveshja e Prespës është shembull për zgjidhjen e kontestit disa dekadësh në interes të të dyja palëve dhe është model për zgjidhjen e problemeve të ardhshme në rajon dhe botë”, thonë nga LSDM duke falënderuar të gjitha forcat politike që mbështetën marrëveshjen që siguron zhvillim, paqe dhe prosperitet për gjithë rajonin.
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...
Rreth 60 persona intervistohen në Policinë e Gjakovës për ma...
Vetëvendosje dorëzon në polici kërkesë për hetim të kontratë...
Ish-presidenti i FIFA-s, Blatter, bën thirrje për bojkotimin...
Policia në Gjakovë arreston dy persona të dënuar, ishin në a...