Gjuha maqedonase në BE njihet dhe konfirmohet, njëherë e përgjithmonë, në të njëjtin nivel me të gjitha gjuhët në Union. Me nënshkrimin e kontratës së Frontex është bërë një hap historik. Është dokumenti i parë me Bashkimin Evropian në gjuhën zyrtare maqedonase, i pastër, pa fusnota, pa yllza dhe shtesa, thuhet në njoftimin e LSDM-së.
Partia thekson se marrëveshja është miratuar nga të 27 anëtarët, në të së bashku me gjuhën maqedonase, janë emrat dhe gjuhët e të gjitha vendeve anëtare të BE-së, përfshirë Greqinë dhe Bullgarinë.
Ëndrra dhe amaneti i Bllazhe Koneskit, të gjithë aktorëve që në të kaluarën luftuan dhe kontribuan në afirmimin e gjuhës maqedonase, u realizua.
Shteti dhe qeveria e LSDM-së arritën të luftojnë për një gjuhë maqedonase të njohur dhe të konfirmuar nga të gjithë, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Siguria e ushqimit dhe kontrollet për produktet e qumështit:...
Nga nesër mbyllet përkohësisht rruga “Vicianum” ...
Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të...
Kupchan thotë se Kosova më përpara mund të bëhet anëtare e N...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...