Kongresi pranoi propozimin e kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev që Llukarevska ta zëvendësojë Radmilla Sheqerinskën.
Delegatët me shumicë tv madhe mbështetën propozimin e Zaevit me 682 vota për dhe e emëruan drejtoren e DAP-it për zëvendëskryetare të LSDM-së. Kishte vetëm dy vota kundër.
Ndryshe, Llukarevska është drejtore në Drejtorinë e Të Ardhurave Publike dhe në zgjedhjet e fundit ishte bartëse në njësinë zgjedhore numër dy bashkërisht me Oliver Spasovskin.
Ajo është lindur në Shkup në vitin 1982. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Shkup, ndërsa gati gjithë karrierën profesionale e ka në DAP, së pari si inspektore në Drejtorinë Rajonale në Shkup, ndërsa më pas punon në Ministrinë e Financave dhe sërish kthehet në DAP si asistente për zbatim në Departamentin për pagesën e borxheve./Telegrafi/
Vetura bie në humnerë në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit, një p...
Kupa e Kosovës rikthehet me gjysmëfinalet që premtojnë spekt...
Basha: Pa drejtësi për viktimat, plagët e së kaluarës nuk mb...
Porositi vrasjen e Marius Hasallës, dënohet me 25 vite burg ...
Me ftesë të Presidentit të Emirateve, Presidentja Osmani udh...
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryet...