Nënkryetarja e LSDM-së në Maqedoni të Veriut, Sanja Lukarevska në emisionin “Magazina ekonomike” në Alsat theksoi se të gjitha masat që i miratuan nga ana e qeverisë janë me qëllim që të zvogëlohet rritja e çmimeve dhe të mos ketë përfitime në kohë krize.
Ajo theksoi se me uljen e TVSH-së nga 5% në 0 për prodhimet bazë bën që të ketë rreth 430 milionë denarë më pak dhe rreth 400 milionë denarë më pak nga ulja e TVSH-së nga derivatet.
“Që nga fillimi i vitit deri tani është mbledhur për 30.6% më shumë TVSH në krahasim me vitin e kaluar, dhe madje 41.5% në krahasim me vitin 20202”, tha Llukarevska duke theksuar se rregullisht kryhet kthimi i TVSH-së te kompanitë.
Sa i përket “TVSH-ja ime”, ajo theksoi se do të vazhdojë realizimi i këtij projekti dhe kjo lufton luftimin e ekonomisë së zezë.
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...