Kuvendi sot do duhet të vazhdojë seancën e 29-të, në rendin e ditës të së cilës janë disa ligje me procedurë të shkurtuar.
Siç njoftojnë nga Kuvendi, ndryshimi dhe plotësimi në Ligjin për Letërnjoftim me procedurë përmbledhëse janë në rend dite, ndërsa para deputetëve do të paraqitet edhe Projektligji për huazimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillimi – Banka Botërore sipas Marrëveshjes së Huazimit për financimin e Projektit të përparimin e Arsimit Fillor.
Në rendin e ditës janë projektligjet që ndryshojnë Ligjin për Shoqëritë Tregtare, Ligjin për Metrologjinë, Ligjin për Mbrojtjen dhe Mirëqenien e Kafshëve dhe Ligjin për Identifikimin dhe Regjistrimin e Kafshëve, si dhe projektligjet që ndryshojnë Ligjin për Bibliotekat, Ligji për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Ligji për Kundërvajtje, të gjitha këto në procedurë të shkurtuara./Telegrafi/
Vjen reagimi i parë nga VV-ja pasi Osmani tha se kjo parti s...
Një ditë pas zgjedhjeve, PDK thërret konferencë për media
Qeveria pro-perëndimore e Armenisë fiton zgjedhjet pavarësis...
Të shtëna me armë në Kamëz, humb jetën një person, një i pla...
Kallas: Udhëheqësit politikë të angazhohen në mënyrë konstru...
KQZ nis verifikimin dhe numërimin e votave për kandidatët pë...