Lëvizja Antibixhoz kundërshton harmonizimin e Ligjit ekzistues të Lojërave të Fatit me Ligjin për Kundërvajtje.
Kjo Lëvizje kërkon nga partitë politike që ta mbajnë fjalën e dhënë dhe t’i largojnë kazinotë e bastoret 1.5 kilometra nga objektet e interesit publik. Nëse nuk pranohet kërkesa e tyre, paralajmërojnë protesta përpara Kuvendit.
“Atë ditë kur do të kuptojmë ne si Lëvizje se Parlamenti është i gatshëm të votoj këtë Ligj, ne do të protestojmë para parlamentit, dhe nëse do sigurojmë ca makina bixhozi njërën do ua dërgojmë në parlament dhe ca do i derdhim para selive të partive, që t`iu tregojmë se kumarxhinjtë më të mëdhenj të vendit i kemi pikërisht në parlament dhe parti politike” – deklaroi Nuhi Gania, Lëvizja Antibixhoz.
Iu bëjmë thirrje liderëve të subjekteve politike që të qëndrojnë në premtimet dhe zotimet që i dhanë lëvizjes Antibixhoz. Kërkojmë mbyllje të gjitha objekteve të lojërave të fatit, sikurse Shqipëri dhe Kosovë, deri në sjelljen e një ligji të mirëfilltë -tha Jushi Emërllahu. Anti bixhoz.
Ditëve në vazhdim, përfaqësuesit e Lëvizjes Antibixhoz, pritet të realizojnë takime edhe me drejtuesit e partive politike dhe deputetët./alsat
OBSH: Situata me Hantavirusin është serioze, por rreziku për...
KQZ: Mbi 21 mijë aplikime për votim jashtë Kosovës, mijëra e...
Granit Xhaka shpallet lojtari i sezonit te Sunderlandi
Aktakuzë ndaj Bojan Jevtiqit, ish-policit të dyshuar për spi...
Për lëndim të rëndë trupor, Kobra dhe dy të tjerët dënohen v...
Organizata serbe “Severna Brigada” kërcënon Albin Kurtin me ...