Lëvizja Besa konsideron se me mandatimin e Zaevit për të formuar qeverinë e re të Maqedonisë, është hapu rruga për zgjidhjen e krizës politike në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre ”sot erdhi në shprehje vullneti i shumicës së re në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe faktori politik filloi të reflektojë në interes të qytetarëve që janë lodhur nga kjo letargji e krizës politike.
Me këtë rast Lëvizja Besa thekson se ajo nuk lejoi që të shpiken gjëra të paparapara në Kushtetutën dhe ligjet e vendit, duke penguar kështu krijimin e presedaneve që mund të linin pasoja edhe në të ardhmen.
Lëvizja Besa mbetet e përkushtuar në procesin e zgjidhjes së krizës, duke zhvilluar bisedime për të marrë pjesën e saj të përgjegjësisë politike”, thuhet mes tjerash në kumtesën e kësaj lëvizje.
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani
Hyn i armatosur në lokal dhe godet pronarin, arrestohet 28-v...
Interi tashmë kërkon zëvendësuesin për Bastonin
Turqit nuk do të stërviten në “Fadil Vokrri” ...