Sipas portalit maqedonas “360 shkallë”, Talat Xhaferi sërish pritet të rizgjidhet në postin e kryetarit të Kuvendit, nëse do të ketë marrëveshje që BDI-së t’i takojë ky post në kuadër të marrëveshjes për koalicion.
Portali shkruan se ky propozim do të jetë temë diskutimi edhe në takimin e sotëm të paralajmëruar midis kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe atij të BDI-së, Ali Ahmeti.
Xhaferi gjatë përbërjes së kaluar dhe deri tani po ushtron detyrën e kryeparlamentarit, duke qenë shqiptari i parë në Maqedoni në këtë post.
Ai për të mërkurën pritet të caktojë vazhdimin e seancës konstituive ku pritet zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit republikan. Nëse sot Zaev dhe Ahmeti sot arrijnë marrëveshje, atëherë të mërkurën do të dihet emri i kryeparlamentarit të ri, që siç spekulohet pritet që të jetë sërish Xhaferi.
LSDM dhe BDI për të mërkurën kanë caktuar mbledhjet e organeve më të larta partiake për t’i dhënë dritë jeshile marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re.
Nënshkruhet kontrata 12 milionë euro për impiantet e trajtim...
OBSH: Shqipëria, ulje e ndjeshme e vdekshmërisë te fëmijët
Edon Zhegrova reagon pas humbjes me Turqinë: Do të vijë dita...
Irani paralajmëron SHBA: Ngushtica e Hormuzit nuk do të jetë...
Rama diskuton me Shoqatën e të Verbërve për përmirësimin e k...
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut