Një takim i realizuar mes liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe atij të PDSH-së Menduh Thaçi nxiti debat dhe reagime në opinionin publik në Maqedoni.
Në opinion u lansua lajmi se PDSH-ja me dy deputetët e saj do të bëhet pjesë e garniturës qeveritare. Ndërsa më pas doli në pah qëndrimi zyrtarë se partia e Thacit nga opozita do ta mbështesë qeverinë në cështjen që kanë të bëjnë me avansimin e të drejtave të shqiptarëve dhe proceset eurointegruese.
Në esencë, agjencia e lajmeve INA mëson se, Ahmeti përmes Thaçit ka bërë lojën për të shtuar presionin ndaj kryeministrit Zoran Zaev në realizimin e agjendës shqiptare për barazi të plotë në Maqedoni.
”Ahmeti ka kërkuar mbështetjen e Thacit për realizimin e Plarformës shqiptare. Nëse Zaev refuzon të plotësoj kërkesat e shqiptarëve, mund të pritet një rikonfigurim i skenës politike në Maqedoni. Zaev duhet të jetë i vetëdijshëm se nuk i ka numrat për të anashkaluar të drejtat elementare të shqiptarëve në Maqedoni”, thekson një zyrtar i lartë i BDI-së për agjencinë e lajmeve INA.
Aksioni i Inspektoratit të Punës: 34 vendpunishteve u ndaloh...
DW: Konferenca për Hormuzin në Paris, një shenjë uniteti!
Locatelli mbetet gjatë te Juventusi
Përse Veriu i Shqipërisë është destinacioni i ardhshëm elit...
“Kosova në BE, perspektivë e besueshme”, thotë ministri belg...
Lajmi për hapjen e Hormuzit s’i ul çmimet e naftës në Kosovë...