Kuvendi sot votoi me 84 vota Kodin për sjellje etike të deputetëve. Qëllimi i këtij dokumenti është që të përforcojë etikën tek deputetët dhe ta zmadhojë besimin në Kuvend, si organ përfaqësues i qytetarëve dhe si pushtet legjislativ.
Votimin përfundimtarë të Kodeksit etik deputetët nga shumica dhe opozita e arritën në takimin e parë në suaza të procesit Jean Monnet, të mbajtur në Ohër në maj të këtij viti.
Sipas Kodeksit etik, deputeti pas mbarimit të funksionit duhet të shoqërohet kah parimet themelore etike, të kryej funksionin e tij pa diskriminim, të udhëhiqet nga interesi i përbashkët dhe ta respektojë personalitetin e secilit individ.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...