Kandidati për president në rrethin e parë nuk arriti ta sigurojë rrethin e dytë në zgjedhje presidenciale. Në rrethin e parë Blerim Reka mblodhi thuajse 80.000. Të dy kandidatët Siljanovska dhe Pendarovski presin që votuesit e Blerim Rekës të votojnë për to, por Reka dhe liderët opozitarë shqiptarë kanë qëndrimin se nuk duhet të tregtohet me votat.
“Normale është që ne do t’u lejojmë votuesve ta shprehin vullnetin e tyre në mënyrë të lirshme dhe të sjellin vendim sipas bindjeve të ture, por megjithatë ne jemi dy parti politike, dua të kemi konsultime javën e ardhshme, të dalim me qëndrim zyrtar rreth rrethit të dytë”, tha Rexhepi.
Flakron Bexheti nga ASH, për TV21 tha se votat që shkuan për Blerim Reka, janë vota të pastra dhe shumica apsolute e votave shqiptare nga i gjithë elektorati votues shqiptar.
Sipas tij me këto vota u delegjitimua BDI. “Aleanca për Shqiptarët s’la vendim përfundimtar për rrethin e dytë. Organet partiake do të vendosin për hapat e mëtejshëm”, tha Bexheti.
Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 5 maj. Në garë mbetën Gordana Siljanovska Davkova dhe Stevo Pendarovski.
Nis sot seanca ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve për pengim ...
Dua Lipa padit kompaninë e madhe teknologjike Samsung
Trump: Irani ka mashtruar botën për 47 vjet, tani kjo do të ...
Parashikimi i motit për të hënën
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision