Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot në mbledhje hodhi poshtë ankesat e OBRM-PDUKM-së, LSDM-së, dhe ‘E majta’ për fushatë të parakohshme.
Kreu i KSHZ-së, Oliver Derkoski theksoi se ankesat të parashtrara nga partitë politike kanë të bëjnë për disa ngjarje në disa komuna, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Derkoskit, në të gjitha ankesat, mungojnë elemente të caktuara që mund ta karakterizojnë shkeljen si nisje të parakohshme të fushatës dhe në një farë mënyre nuk është bërë.
Anëtarët e KSHZ-së në mbledhjen e sotme në mënyrë unanime e miratuan edhe Porpozim-udhëzimin për paraqitjen dhe votimin e personave që ndodhen në karantinë në shtëpi për shkak të testit pozitiv të Covid-19 dhe tëpersonave që u është caktuar masa e vetizolimit.
Deklarata e komunës malazeze për ‘çnjohjen’ e Kosovës, Minis...
Shfuqizohet tarifa prej 3 eurove për shoqëruesit e pacientëv...
Trump kërkon hapjen e Kinës ndaj bizneseve amerikane
Çmimi “Karli i Madh”, Kryeministri Rama i ftuar në ceremoni
Supremja shfuqizon pjesërisht Rregulloren e UP-së për avanci...
Kurti: Dr. Metë Shatri i bashkohet LVV-së, pjesë e listës pë...