Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot ka mbajtur seancë, pas së cilës informuan se gjithçka po shkon sipas afateve të parapara se do të vazhdohet me të njëjtin ritëm deri në fund të procesit të referendumit.
Në seancën e sotme të KSHZ-së, rikujtuan se disa afate ligjore të cilat kalojnë gjatë javës së ardhshme dhe të njëjtat kanë të bëjnë me kërkesat për akreditime për monitorim të referendumit dhe për kërkesa nga personat e sëmurë që duan të votojnë në shtëpitë e tyre.
Nga KSHZ po ashtu rikujtuan mjetet e informimit publik se për dallim prej proceseve zgjedhore kur heshtja zgjedhore zgjaste 24 orë, për referendumin heshtja zgjedhore zgjat 48 orë.
Në seancën e sotme u vendos që të nxirren jashtë përdorimit vulat të cilat bordet zgjedhore nuk mund t’i përdorin dhe në vend të tyre do të bëhet blerja e vulave të reja.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit