Sot, deri në orën 19:30, mund të paraqiten ankesa për përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultatit nga zgjedhjet e 10 parlamentare.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) gjatë ditës së djeshme ka pranuar 82 ankesa dhe një kërkesë për rishikim të fletëvotimeve të pavlefshme.
Sipas zëdhënësit të KSHZ-së, Admir Shabani, shumica e ankesave, 74 janë nga Aleanca për Shqiptarët, por ka edhe dy nga VMRO-DPMNE-ja që i referohen përmbledhjes së rezultateve të votimit.
Afati i paraqitjes së ankesave për procedurën e votimit ka zgjatur deri dje në orën 21:00.
Afatet për ankesa filluan të rrjedhin qysh pardje pasi KSHZ-ja bëri të ditur rezultatet përfundimtare jozyrtare të zgjedhjeve.
Pas afateve për paraqitje të ankesave, KSHZ-ja do të duhet caktojë seancë publike në të cilën do të shqyrtohen ankesat dhe do të vendoset për rezultatet përfundimtare , tha dje kreu i KSHZ-së, Oliver Derkoski./alsat
Shfuqizohet tarifa prej 3 eurove për shoqëruesit e pacientëv...
Trump kërkon hapjen e Kinës ndaj bizneseve amerikane
Çmimi “Karli i Madh”, Kryeministri Rama i ftuar në ceremoni
Supremja shfuqizon pjesërisht Rregulloren e UP-së për avanci...
Kurti: Dr. Metë Shatri i bashkohet LVV-së, pjesë e listës pë...
Vrasja me nëntë plumba në Llapashticë të Podujevës, i akuzua...