Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, dje pasdite në Stamboll u takua me kryetarin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
Siç njofton shërbimi për komunikim i kryetarit Ivanov, dy kryetarët shprehën kënaqësinë për marrëdhëniet e përgjithshme politike dhe bashkëpunimin bilateral mes Maqedonisë dhe Turqisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në bisedimet, kryetari Ivanov dhe kryetari Erdoğan shkëmbyen mendime rreth ndodhive aktuale politike në dy vendet, përkatësisht për zgjedhjet për kryetar shteti në Republikën e Maqedonisë dhe për zgjedhjet vendore në Republikën e Maqedonisë.
Kryetari i Maqedonisë shprehu ngushëllime për aksidentin në Stamboll, ku gjatë shembjes së objektit e humbën jetën disa njerëz.
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim