Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat për mbrojtje nga coronavirusi, pasi siç tha, rreziku është ende i lartë.
Pas informacionit se shumica e të infektuarve të rinj janë qytetarë të Çairit, kryetari i komunës vlerësoi se situata me coronavirusin vazhdon të jetë problematike, përcjell telegrafi maqedoni.
“Unë jam i vetëdijshëm për durimin dhe dëshirën për t’u kthyer në normalitet, por ende rreziku ekziston dhe mundësia e infeksionit është ende mjaft e lartë. Prandaj, le të jemi një shembull i mirë i kësaj situate dhe jo anasjelltas. Ne do të vazhdojmë t’i përmbahemi masave të nevojshme derisa virusi të eliminohet plotësisht dhe situata të zgjidhet”, tha Ganiu.
Ai shtoi se duhet të ruhet distanca fizike, duhet të përdoren pajisje mbrojtëse dhe duart duhet të dezinfektohen.
Ganiu tha se pushteti vendor dhe institucionet kanë arritur të menaxhojnë situatën deri më tani, ndërsa shtoi që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të dezinfektohen rrugët.
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...