Kryeministri slloven Miro Cerar prej sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni. Ceremoninë zyrtare delegacioni slloven do e mbajë në ndërtesën e qeverisë në ora 16:00 ndërkohë që është paraparë takim me kryeministrin Zaev si dhe takime bilaterale të dy delegacioneve qeveritare.
Më pas, dy kryeministrat do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp. Cerar dhe Zaev pasnesër do të mbajnë dhe fjalimet e tyre në biznes konferencën në hapësirat e Odës Ekonomike.
Gjatë qëndrimit në vend, Cerar pritet të takojë edhe presidentin e vendit Ivanov si dhe kryeparlamentarin, Talat Xhaferi.
Tre kandidatë për ta zëvendësuar Gatusson në stolin e Italis...
Shkaku i një mesazhi në rrjetet sociale, arrestohet deputetj...
Parandalohet ngjarja e rëndë në Himarë, 35-vjeçari izolon pr...
Verifikimi i njehsorëve, MINTI: Konstatohen parregullsi, por...
BE dhe QUINT takohen me serbët në Mitrovicë të Veriut ̵...
AGK reagon ndaj deklaratave të Kurtit për mediat dhe gazetar...