Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, ka bërë të ditur se ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, Vladimir Leposaviq, për shkak të deklaratës për Srebrenicën, dhe meqenëse Ministri nuk e ndryshoi pozicionin e tij, ai bëri një propozimin për shkarkimin e tij.
Ndryshe, reagimi i kryeministrit malazez vjen pasi Leposaviq kishte thënë më parë se ai do ta njihte gjenocidin në Srebrenica “kur ai të vendoset pa mëdyshje” dhe se gjykata në Hagë, ku u provua gjenocidi, “humbi legjitimitetin e saj”.
“Deklarata mbeti në të njëjtin sfond dhe nuk mund ta përballoja atë luks, por reagova në emër të Qeverisë dhe thashë se çfarë është një fakt. Unë kërkova dorëheqjen e Leposaviq, sepse besoj se kjo është mënyra më e mirë për të treguar përgjegjësinë tonë në një akt personal”, ka thënë Krivokapiq gjatë një prononcimi për media
“Unë e bëra atë të premten dhe e bëra sot, duke dashur të mbroj së pari integritetin e kësaj Qeverie. Meqenëse Leposaviq mbeti në pozicionin e tij, unë mora një vendim të vështirë – një propozim për të shkarkuar një anëtar të Qeverisë, në këtë rast ministrin Leposaviq”, citohet të ketë thënë më tej Krivokapiq.
Ndryshe, deklarata e Leposaviqit ka nxitur reagime të shumta si nga brenda, po ashtu edhe nga jashtë Malit të Zi. /Telegrafi/
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq