Ka përfunduar pa asnjë marrëveshje takimi i katërt me radhë i shumicës së vjetër parlamentare në Mal të Zi. Ky takim u thirr për të gjetur një zgjidhje për krizënpolitike që ka përfshirë vendin pas shkarkimit të kryeministrit Dritan Abazoviq.
Pas takimit, foli Andrija Mandiç nga blloku pro-serb, i cili pretendon postin e kryeministrit.
Mandiç tha se në takim s’është arritur marrëveshje.
Ai bëri me dije se do t’i ftojë në takim edhe kryetarët e partive të tjera që s’kanë marrë pjesë në bisedime deri tani.
Në takim ka marrë pjesë edhe Milos Konatar, që është edhe nënkryetar i partisë URA, që udhëhiqet nga kryeministri në detyrë, Dritan Abazoviq.
Ndryshe, kriza politike në Mal të Zi ka ardhur pas shkarkimit të Dritan Abazoviq nga pozita e kryeministrit. Ai është shkarkuar pas marrëveshjes që nënshkroi me Kishën Serbe.
Kosova-Sllovakia, kështu mbyllet pjesa e parë
Profesori universitar përkrah kandidimin e Osmanit për presi...
Shkon në dy numri i të vdekurve nga përplasja e tramvajit me...
Ndërrim komande në Grupin Luftarak të KFOR-it, theksohet rën...
Sveçla takon Prattipatin, e falënderon për mbështetjen e ShB...
Publikohet agjenda për shënimin e Epopesë së UÇK’së, MB fton...