Kriza e emigrantëve në Maqedoni duhet të zgjidhet pa shtyrje të mëtutjeshme, deklaroi ministri francez i Punëve të Jashtme, Loren Fabius.
Shefi i diplomacisë franceze dje pas takimit në Pragë me kolegun e tij çek, Lubomir Zaoralek tha se ministrat e jashtëm dhe të brendshëm të shteteve anëtare të BE-së do të bisedojnë për problemin me emigrantët të cilët në numër të madh arrijnë në Maqedoni. Kriza e emigrantëve, siç theksoi Fabius, nuk është problem vetëm i Maqedonisë.
Vetëm në dy muajt e fundit nga Greqia në Maqedoni kanë hyrë rreth 45.000 emigrantë, shumica nga Siria, Afganistani, Iraku dhe Pakistani. Për shkak të valës së emigrantëve nga Greqia autoritetet e Maqedonisë dje shpallën gjendje krize në kufirin jugor dhe verior.
Shifrat zyrtare të agjencisë kufitare të BE-së, Fronteks, tregojnë se në korrik në vendet e BE-së kanë hyrë 107.500 emigrantë. Destinacionet e tyre më të dëshiruara janë Austria, Gjermania, Britania e Madhe dhe Suedia.
Nafta edhe pak më lirë sot, çmimi bie për disa centë
Pati sezon fantastik me Celticun, Engels tërheq vëmendjen e ...
Rama krahason Zvërnecin me Costa Navarinon: Shqipëria do ta ...
Real Madridi interesohet për Dumfriesin, Interi nis kërkimet...
Një person vetëplagoset me armë në Junik, dërgohet në QKUK
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për ...