Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në seancën e sotme të pyetjeve të deputetëve, ka folur për ngjarjet e fundit në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe incidentin në Ohër, ku u rrah sekretari i klubit bullgar “Car Borisi i Tretë”.
Ai theksoi se shteti i ka marrë të gjitha masat sipas ligjeve, për të gjithë provokuesit që tentojnë të përkeqësojnë marrëdhëniet në mes dy shteteve.
“Nuk ka histeri antibullgare në Maqedoninë e Veriut. Për incidentet e fundit ka persona përgjegjës, sepse janë akte individësh dhe nuk mund të fajësohet një vend i tërë për veprimet e individëve. Ne i ndërmarrim të gjitha veprimet në përputhje me Kushtetutën dhe vazhdojmë të jemi partner konstruktiv si në rajon ashtu edhe në BE”, tha Kovaçevski.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK