Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, e ka komentuar deklaratën e euroambasadorit David Geer, në lidhje me ndryshimet kushtetuese dhe procesin e integrimit në BE.
Kovaçevski tha se ndryshimet kushtetuese miratohen në Kuvend duke rikujtuar se me anëtarësimin në BE vendi do të duhet të bëjë një numër të madh ndryshimesh ligjore dhe kushtetuese dhe me hyrjen në Union me intencë që një pjesë e kompetencave për momentin janë ekskluzivisht në Maqedoninë e Veriut të barten në BE pasi po hyjmë në Aleancë me 27 vende të tjera, aq sa janë për momentin.
“Prandaj deputetët që përfaqësojnë qytetarët duhet të jenë në krye të detyrës dhe të gjitha vendimet që duhet të merren të miratohen në drejtim të anëtarësimit në BE, përfshirë ligjet dhe ndryshimet kushtetuese të sillen në interes të qytetarëve. E përsëris edhe një herë, paralajmërimi për referendum është ekskluzivisht për çështjet e brendshme politike të VMRO-DPMNE-së dhe asgjë tjetër”, tha Kovaçevski.
Ndryshe, sot euroambasadori Geer theksoi se nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese, do të ndalet procesi i anëtarësimit në BE për Maqedoninë e Veriut./alsat
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë