Zëdhënësi i LSDM dhe deputeti i Kuvendit Kostadin Kostadinov, nëpërmjet një konference shtypi tha se “Hristijan Mickoski nuk heq dorë nga qëllimi për ta ndaluar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE”.
Kostadinov thotë Maqedonia sa më afër në realizimin e ëndrrës së popullit tonë aq më nervoz bëhet Mickoski dhe udhëheqësia anti-perëndimore e OBRM-PDUKM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se Mickoski dhe kryesia e OBRM-PDUKM-së kanë vetëm një qëllim të nxisin tensione, urrejtje dhe dhunë përmes së cilave do të përpiqen të bllokojnë të ardhmen e Republikës së Maqedonisë.
“Mickoski sot konfirmoi se është pas protestave anti NATO dhe anti BE ku bëhet thirrje në dhunë, ka gjuhë të urrejtjes. Qëndron krah për krahu me ushtarët anti-perëndimor Baçev dhe Petrovski. Por, ai vetë e din siç e dinë të gjithë qytetarët, se agjenda anti-perëndimore në Maqedoni nuk kalon. Maqedonia përfundoi me izolimin, padrejtësinë dhe Gruevizmin. Edhe qytetarët edhe deputetët janë të bindur se e ardhmja e Maqedonisë janë BE dhe NATO përmes pranimit të marrëveshjes së Prespës. Mickoski nuk do ta bllokojë të ardhmen e BE-së dhe NATO-s, as mund ta pengojë zhvillimin”, tha Kostadinov.
Ai ju bëri thirrje të gjithë qytetarëve të jenë të qetë dhe të mos bien pre provokimeve dhe mbjelljes së urrejtjes, të jenë të qetë dhe krenarë për shkak se, siç tha ai, Maqedoni ecën përpara në BE dhe NATO dhe bëhet shtet i zhvilluar dhe global.
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...
Vendimi për rastin e Liridona Ademajt, Osmani: Drejtësia fol...
“Fëmijët tregonin si ndodhi vrasja, nipi i madh më tha..”, v...
Maqedonci: Kosova dhe SHBA forcojnë partneritetin strategjik...
Haxhiu pret në takim ambasadorin amerikan në NATO
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...