Sipas saj, ky vendim përbën një hap serioz prapa në procesin integrues të Serbisë drejt Bashkimit Evropian.

“Votimi i Parlamentit të Serbisë për të kufizuar pavarësinë e gjyqësorit është një hap serioz prapa në rrugën e Serbisë drejt BE-së. Në një kohë të përparimit të madh për zgjerimin, kur Mali i Zi dhe Shqipëria po ecin shpejt, Serbia rrezikon të marrë drejtimin e kundërt. Kjo nuk është ajo që ne duam”, ka deklaruar Kos.