Komisioni për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit votoi për marrjen e mandatit të Nikolla Gruevskit.
Shumica e deputetëve në sallën e komision votuan për marrjen e mandatit. Pesë deputetët nga gjithsej nëntë votuan “pro” marrjes së mandatit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski ndërsa pas këtij votimi procedura kalon në seancë plenare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërkaq nga partia maqedonase opozitare OBRM-PDUKM u shprehën kundër marrjes së mandatit të deputetit Nikolla Gruevskit dhe në këtë mënyrë kanë lëshuar sallën në Komisionin për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit.
Përndryshe, propozimi për marrjen e mandatit është dorëzuar pasi Gruevski është dënuar me dy vite burg nga Gjykata Penale, në lidhje me blerjen e makinës luksoze “Mercedes” për të cilën PSP hapi lëndë.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit