Punonjësit e administratë publike do të jenë nën vëzhgim nëse do të marrin pjesë në fushatën zgjedhore gjatë orarit të punës. Këtë e ka bërë të ditur kryetarja e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska në një intervistë për Radio Evropën e Lirë.
Ajo ka thënë se ata më kanë filluar me aktivitetet lidhur me zgjedhjet presidenciale duke treguar se kanë dërguar kërkesë deri tek të gjitha institucionet publike tu dorëzojnë atyre të dhëna e makinave zyrtare që të mos ketë keqpërdorime gjatë fushatës.
“Duke e ditur se keqpërdoren të punësuarit në administratën publike, planifikojmë të bëjmë kontrollime të rastësishme të listave të evidencave për shkuarjen dhe ardhjen në punë dhe do të kryejmë kontrollime se a ka marrë pjesë ndonjë nga të punësuarit në fushatë zgjedhore gjatë kohës së punës, ndërsa do të kemi denoncime edhe nga mbikëqyrës dhe në ato institucione më kritike do të bëjmë kontrolle nëse ndonjëri nga të punësuarit ka marrë pjesë në fushatë zgjedhore në kohë pune”, tha Ivanovska.
Në lidhje me rastet e nepotizmin ajo ka thënë se nga 16 raste janë mbyllur dy prej tyre.
Ndërsa në lidhje me lëndët tjera, Aleksandrova ka thënë se nuk janë duke u ballafaquar me presione konkrete./REL/
Derbi i rivalëve evropian – Bayern – Real Madrid...
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman