Deputeti shqiptar i Kuvendit të Maqedonisë, njëherit edhe kryetar i LR-PDSH’së, Ziadin Sela, ishte njëri nga deputetët që mori lëndimet më të rënda nga të gjithë të sulmuarit nga përkrahësit e Nikolla Gruevskit, dje në Kuvendin e Maqedonisë.
Deputeti Sela, ndër politikanët më të zëshëm shqiptar në Maqedoni për të drejtat e shqiptarëve, u përgjak nga sulmi i organizuar i protestuesve anti-shqiptar, dhe deri vonë ishte në rrezik edhe për jetën, shkruan gazetametro.
Dy fotografi të realizuara nga gazetarja e Radio MOF, Emilija Petreska, e dëshmojnë më së miri se në çfarë gjendje të rëndë ishte deputeti shqiptar.
Ai shihet i shtrirë në dysheme, i mbuluar i tëri me gjak.
Sela, më vonë ka dhënë një deklaratë në Facebook, përmes administratorit të faqes së tij, ku ka njoftuar se gjendja e tij shëndetësore, edhe pse është e rëndë, është stabile.
Përveç Selës, dhe disa deputetëve të tjerë, rëndë e ka pësuar edhe kryetari i LSDM’së, Zoran Zaev. Edhe ai është përgjakur nga dhuna e përkrahësve të Gruevskit.

Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...