Më shumë se 80 intelektualë nga ish-Jugosllavia të hënën drejtuan një thirrje ndaj faktorit ndërkombëtar për të dënuar “fushatën politike, kishtare dhe mediale” nga Beogradi të cilat po kërcënojnë “paqen dhe stabilitetin” në Malin e Zi dhe në rajon.
Ankesa, e nënshkruar nga 86 intelektualë, në lidhje me zhvillimet e shkaktuara nga miratimi i Ligjit për Lirinë Fetare në Mal të Zi, vlerësoi “papranueshmërinë e pasivitetit të institucioneve evropiane dhe qeverive të vendeve demokratike në dënimin e përpjekjes së re për të destabilizuar Malin e Zi mbi parimet e politikës së Slobodan Miloseviqit”.
“Fushatat politike, kishtare dhe mediatike të dezinformatave nga Beogradi, që po kryhen në Podgoricë dhe Banja Llukë, kanë rrezikuar seriozisht paqen jo vetëm në Mal të Zi, por në të gjithë rajonin. Shteti i Malit të Zi është i ekspozuar ndaj një përpjekje për destabilizim të dhunshëm, ku rrezikohet paqja, integriteti territorial, rendi kushtetues, sundimi i ligjit, barazia e qytetarëve dhe barazia midis kishave dhe bashkësive fetare”, thuhet në letër, përcjell Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe.
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...