Kanada është shteti i 18-të që e ka ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.
Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kanadasë në Twitter, ata shprehen të kënaqur që së shpejti do t’i dëshirojnë mirëseardhje Maqedonisë së Veriut si anëtarja e 30-të e Aleancës, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Kanada është e lumtur që ka ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Pasi festojmë 70 vjetorin e NATO-s, presim që t’i dëshirojmë mirëseardhje Maqedonisë së Veriut si anëtarja e 30-të në të ardhmen e afërt”, thuhet në postimin e MPJ-së së Kanadasë
Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, së pari e ratifikoi Greqia, ndërsa së shpejti pritet ta bëjë edhe SHBA./Telegrafi/
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrov...
Vance: Sulmet nisën sepse Irani nuk e kaloi testin e besuesh...
Vdes një person në QKUK, rasti po hetohet
Benita shpërthen në lot pas përplasjes me Klodin
Numri i aksidenteve dhe gjobave gjatë muajit shkurt-2026 në ...
Konflikti në Iran/ Trump: SHBA ka armë për një luftë të përh...