“Nuk pranojmë as Jugore, as Lindore, as Perëndimore e as Veriore, pasi Maqedonia është një dhe është greke”, ka thënë lideri i “Grekëve të Pavarur” dhe pjesë e koalicionit të qeverisë greke, Panos Kammenos.
Ai thotë se parakusht për zgjidhjet e çështjes së emrit janë ndryshimet në Kushtetutën e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Për emrin e Maqedonisë pozicioni i “Grekëve të Pavarur” është i qartë. Nuk pranojmë asnjë zgjidhje që përmban emrin “Maqedonia”, pasi ajo është vetëm një dhe është greke. Radha është që Shkupi të bëjë ndryshime kushtetuese, pasi Greqia ka bërë hapa të mjaftueshëm”, tha Kammenos.
Ai pritet që sot të takohet me kryeministrtin grek Aleksis Tsipras, ku temë kryesore do të jetë rasti me dy ushtarët grek të arrestuar në territorin e Turqisë, ndërsa nuk dihet nëse do të diskutojnë për çështjen e emrit.
Përndryshe, gjatë ditës së enjte pritet që ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias, të vizitojë Shkupin.
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...