Alarm për bombë në shkollat fillore dhe të mesme të Tetovës.
Edhe këtë të martë autoritetet policiore kanë zbritur në terren, ndërsa nxënësit sipas protokollit janë evakuuar nga godinat e shkollave, duke ndërprerë mësimin.
Alarmi për mjete shpërthyese në shkolla u ngrit edhe të hënën, në shkolla fillore dhe të mesme në Shkup dhe Tetovë, por ato rezultuan si denoncime të rreme.
Njoftimi se në ambientet e arsimimit parauniversitar ka mjete shpërthyese shkon në e-mailet zyrtare të drejtorive të shkollave, metodë e përdorur edhe tre muaj më parë për të njëjtin fenomen.
Prindërit e nxënësve janë njoftuar për situatën dhe shumë prej tyre janë drejtuar pranë shkollave për të marrë fëmijët e tyre. Për fat të mirë, deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.
Autoritetet apelojnë për qetësi dhe mirëkuptim nga qytetarët, duke theksuar se siguria e nxënësve dhe stafit mbetet prioritet.
Javën që lamë pas, u raportua për bombë në gjimnazin “Kiril Pejçinoviç” po në Tetovë, komunë me shumicë shqiptare.
Hetimet nuk ka nxjerrë akoma në dritë autorët që fshihen pas këtyre ngjarjeve, që deri tani fatmirësisht nuk kanë shkaktuar viktima, por kanë ngritur panik në shoqëri dhe familjarët e nxënësve.
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...