Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar pas zgjedhjes së qeverisë së re në Serbi, duke e quajtur vazhdimësi të “Serbisë problematike”.
Kamberi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se prioritetet e Serbisë mbeten të njëjta, teksa sipas tij, vazhdon edhe loja me dy karrige dhe mohohet realitet në Kosovë.
“Në Beograd, sot u zgjodh Qeveria e re. Qeveria e vazhdimësisë, siç u quajt. Në bazë të ekspozesë së kryeministres së re (vjetër) Ana Bërnabiq, prioritetet e qverisë mbeten të njëjta. Shefi i qeverisë mbetet i njëjtë. Vazhdimësi në lojën me dy karrige, pa ide të qartë për integrimin evropian, me tendencë të refuzimit të harmonizimit me politikën e jashtme të BE-së. Vazhdimësi në mohimin e realitetit rreth Kosovës dhe tendencave të prolongimit të marrëveshjes finale”, ka shkruar Kamberi.
Sipas tij, me qeverinë e vazhdimësisë, Serbia vazhdon të mbetet problem serioz që Ballkani Perëndimor të gjej qetësi.
“Vazhdimësi në ambiciet për “Botën serbe”. Vazhdimësi në mohimin e përgjesësisë për rolin e Serbisë për luftërat e përgjakshme. Vazhdimësi në glorifikimin e kriminelëve të dënuar të luftës dhe mbrojtjes së muraleve të tyre në rrugët e Beogradit. Vazhdimësi në diskriminimin e pakicave. Vazhdimësi me logjikën autoritariste të presidentit “shteti jam unë”. Serbia, me qeverinë e saj të vazhdimësisë, do të vazhdojë edhe më tej të mbetet problemi serioz i qetësimit të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ai./arbresh.info/
Hamza nënshkruan peticionin kombëtar në mbështetje të ish-kr...
Joseph: Kriza politike në Kosovë rrezikon interesat e shteti...
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...