Tre shtetas të Turqisë, sot janë kallëzuar penalisht, për veprën “falsifikim të vërtetimit për test negativ për COVID-19”.
Këtë e kanë konfirmuar nga Prokuroria Themelore Publike, prej ku thonë se kallëzimet do t’i dorëzojnë në Gjykatën Penale të Shkupit.
“Më 1 mars, gjatë procedurave për kontrollim të pasaportës në aeroportin e Shkupit, tre të akuzuarit kanë treguar vërtetim të rrejshëm për test negativ për virusin Sars-Cov-2. Edhe pse fare nuk janë testuar, ata kanë tentuar ta lëshojnë shtetin me vërtetime për të cilat e kanë ditur se nuk janë dhënë nga laboratorët e licencuar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./telegrafi
Shoferi i dehur përplas me veturë dyvjeçarin në Ksamil, dërg...
Max Dowman i Arsenalit thyen rekordin e madh në Ligën e Kamp...
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë
Haxhiu: Zhvillimi i mëtejmë i FSK-së, prioritet shtetëror dh...
Hoti flet për ekspozitën e Shkëlzen Gashit: Nuk ishte në për...
Kurti: Në veri mund të bëhesh kryetar komune vetëm përmes zg...