Tv21 bën të ditur se ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, në ora 15:00 u takuan grupet e punës të LSDM-së dhe LR-PDSH-së.
Të dy partitë kanë dërguar nga 3 përfaqësues, nga LR-PDSH janë: nënkryetari i partisë Agon Ferati, Arben Taravari dhe Elmi Aziri ndërsa nga LSDM: Oliver Spasovski, Radmilla Sheqerinska dhe Renata Deskoska.
Siç mësohet, temë e takimit do të jetë dygjuhësia në nivel nacional, ndarja e buxhetit në mënyrë proporcionale dhe pika tjera të deklaratës së përbashkët të partive shqiptare.
Mbrëmë për TV21, sekretari i përgjithshëm i LR-PDHS-së Arben Taravari, theksoi se nënshkrimet e tre deputetëve të Aleancës janë në dispozicion të LSDM-së.
U.D. Presidentja Haxhiu dekretoi 17 gjyqtarë me mandat fille...
Prokuroria Speciale me aksion në tri komuna për shpronësime,...
Siguria e ushqimit dhe kontrollet për produktet e qumështit:...
Nga nesër mbyllet përkohësisht rruga “Vicianum” ...
Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të...
Kupchan thotë se Kosova më përpara mund të bëhet anëtare e N...