Ministria e shëndetësisë njoftoi se lehona 22 vjeçare nga Shkupi që dje ndërroi jetë si pasojë e komplikimeve nga koronavirusi COVID-19 ka pasur diabetin dhe probleme me gjëndrën tiroide.
Ajo më 26 nëntor ishte transferuar në spitalin “8 shtatori” nga Klinika e Gjinekologjisë, në gjendje shumë të rëndë.
Në Gjinekologji ishte tre ditë në shtatëzani të komplikuar dhe se kishte lindur fëmijën e vdekur me prerje cezariane, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Gjendja e saj ishte përkeqësuar edhe më shumë dhe se gjatë tërë kohës ka qenë në respiratorë, përcjell INA.
Ministria theksoi se gjatë trajtimit në të dyja spitalet është bërë përkushtimi maksimal për shërimin e saj, megjithatë edhe përkundër kësaj, ajo ka ndërruar jetë më 9 shtator.
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...