Ish-ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska në orët e mbrëmjes është dërguar në burgun e Idrizovës në periferi të Shkupit për të vuajtur dënimin prej katër viteve për rastin “Tanku”, përcjell INA.
Jankullovska nën përcjelljen e policisë është dërguar në qelitë e burgut, dhe se ajo gjatë 14 ditëve të para do të jetë e sistemuar në njësinë për të burgosurit e sapoardhur, ndërsa që nesër do të bëhet vlerësimi se a ka rrezik për sigurinë e saj, për shkak se ishte ministre e brendshme në të kaluarën.
Kjo është bërë e ditur nga drejtori i këtij burgu, Aco Donov në një deklaratë për Kanal5. Jankullovska përfundoi në burg pasi që Gjykata Supreme hodhi poshtë ankesën e saj ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit. Ajo në disa raste kishte shtyer vuajtjen e dënimit, fillimisht për shkak të lindjes së fëmijës së saj dhe më pas me dorëzimin e ankesës në Supreme për të vlerësuar aktgjykimin, nënvizon INA.
Ajo ishte dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave, me rastin e blerjes së Mercedes Benz-it të blinduar me vlerën prej 600 mijë eurove.
Ndaj saj po ashtu po vijojnë edhe dy raste të tjera gjyqësore si rastin i përgjimeve masive i koduar “Target- Fortesa” dhe “Titanik” për parregullësi zgjedhore.
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje