Marrëdhëniet me partitë shqiptare në Maqedoni, Ps-në dhe vezët që u hodhën nga aktivistë të vetëvendosjes mbi Ramën
Alban Dudushi: Cilët janë partitë shqiptare në rajon me të cilët jeni afër politikisht?
Albin Kurti: Në Maqedoni shqiptarët janë të shtypur dhe natyrisht atje shqipatërt janë për bashkim më shumë edhe në Kosovë edhe në Shqipëri. Nuk ëhstë se kemi ndonjë marrëdhënie speciale me një forcë, por u bë shumë mirë që Gruevski nuk arriti që të formojë qeverinë. Ai e ka bërë puçin brenda VMRO-së duke e ndërruar orientimin nga pro bullgar në proserb në vitin 2006.
Alban Dudushi: A jeni ju mbështetës dhe këshillues i lëvizjes “Besa”?
Albin Kurti: Ne kemi pasur kontakte me ta, po ashtu edhe me Lëvizjen e PDSH të Zijadin Selës, kemi takuar edhe Ali Ahmetin e Menduh Thaçin… Nuk mund të thuhet që Vetëvendosje ka një partnmer të veçantë në Maqedoni.
Alban Dudushi: A i shikoni më afër jush “Besë-n”, në mënyrën se si ata po sillen politikisht?
Albin Kurti: Unë besoj se është shumë e rëndësishme që atje të ndodhë demokratizimi, por mbi të gjitha faktorizimi i shqiptarëve. Ta shohim se si do të shkojë kjo lëvizje.
Aksident në Gjirokastër, përplasen dy automjete në bulevardi...
Nice mbetet në elitën e futbollit francez, fiton bindshëm nd...
Putin mohon sulmin me dron në Rumani, Bukureshti dëbon konsu...
Britania do të përdorë inteligjencën artificiale për verifik...
OBSH: Shkalla e vdekshmërisë nga shpërthimi i Ebola-s arrin ...
OBSH: Përdorimi i duhanit shkakton më shumë se 7 milionë vde...