Autoritetet italiane kanë dëbuar katër persona të dyshuar për terrorizëm, mes të cilëve edhe një shtetas të Maqedonisë.
“Katër të huaj, prej tyre një shtetas i Kosovës (37) dhe tjetri shtetas i Maqedonisë (39), janë dëbuar nga Italia për shkak të rrezikut të sigurisë në vend. Njëri nga të huajt është francez (28) i cili e ka pranuar islamin ekstrem, ndërsa tjetri shtetas i Tunizisë (45)”, shkruajnë mediat.
Sipas tyre, shtetasi i Maqedonisë paraprakisht është dënuar nga gjykata në Siena, rajoni i Toskanës, për shkak të dhunës familjare dhe ka qenë nën hetim të policisë. I përkiste një organizate paramilitare aktive në konfliktet në Ballkan.
Për një kohë të gjatë është vëzhguar edhe francezi sepse ka qenë në listën e personave të rrezikshëm për sigurinë e vendit.
Kosovari ka jetuar në Bolonjë, është arrestuar për shkak të dhunës ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve me ç’rast edhe në qeli të burgut e ka predikuar islamin ekstrem.
Shtetasi i Tunizisë gjithashtu ka qenë në burg ku përveç predikimit të ekstremizmit ka qenë edhe nxitës i konflikteve në burg.
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve