Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e ish-shefi i Antidrogës, Rudolf Elezoviç. Një ditë pas gjetjes së turpit të tij në Ulqin, autopsia ka konfirmuar se ai është vrarë me 1 plumb në kokë.
Sipas mediave të huaja, autopsia ka treguar se ai është vetëvrarë para 10 ditësh, pra vetëm disa ditë pasi është zhdukur. Rudolf Elezoviç u gjet i vdekur një ditë më parë në Ulqin, vetëm 13 ditë pasi kishte humbur gjurmët dhe kontaktet me familje.
Elezoviç, u zhduk më 27 maj të këtij viti dhe ishte gruaja e tij, ajo që raportoi në lidhje me humbjen tij. Mediat lokale kanë raportuar se zhdukja e ish- shefit të Antidrogës në policinë kufitare të Ulqinit kishte të bënte me aksionin policor “Kurthi”, ku u arrestuan 24 persona për trafikimin e 2.5 ton marijuanë nga Shqipëria, përmes Malit të Zi e drejt vendeve të rajonit e më pas për në vendet e BE-së.
Elezoviç shërbeu si shef i policisë së Ulqinit për gati gjashtë vjet, deri në vitin 2014, kur u zëvendësua nga Sead Djozovic. Më parë, ai gjithashtu ka punuar për disa vjet në pozicione menaxheriale në OB Ulqin dhe më vonë ka mbajtur poste të përgjegjshme në sektorin e policisë kufitare.
Trump: Nëse s’hapet Hormuzi, do t’i shkatërrojmë centralet i...
Kallëzim penal ndaj Onima, Gjesti: S’du as ma shumë as ma pa...
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën