Kisha Ortodokse e Serbisë (KOS) ka vendosur që të ndalojë Maqedoninë për ta festuar ditën e Ilindenit në manastirin Prohor Pçinjski në Serbi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Udhëheqësia e KOS-it dhe patriku Irinej nuk kanë ndërmend ta lejojnë një delegacion të Maqedonisë, të udhëhequr nga Zoran Zaev, që ta vizitojnë këtë manastir.
Portali serb ”Alo” shkruan se patriku Irinej është kategorikisht kundër një vizite të tillë, deri sa të rregullohet statusi i KOS-it dhe priftërinjve të saj në Maqedoni.
Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka pohuar për këtë portal se vetëm KOS-i mund të vendosë nëse do të lejohet delegacioni i Maqedonisë që ta vizitojë manastirin Prohor Pçinjski.
Nga ana tjetër, Zoran Zaev, deklaroi në Sarajevë se Maqedonia dhe Serbia janë miq, dhe se shpreson në përparimin plotësues të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. Ai bëri të ditur se ende nuk ka marrë përgjigje për të festuar Ilindenin në Prohor Pçinjski.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...