SHBA-të edhe më tej do të angazhohen që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare në NATO përderisa edhe vetë e dëshirojnë këtë. Deklaroi zv.ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, Hoyt Brian Yee, në Budva. Ai tha se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është ndryshimi më dramatik, edhepse sipas tij, kanë ndodhur shumë punë viteve të fundit në rajon, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kemi parë retorikë nacionaliste të frikshme dhe politika të ndarjes, kemi parë gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, politikanët e Serbisë të cilët kërcënoheshin me shkëputje, sulme në Parlamentin e Shkupit, bojkot nga opozita e Malit të Zi. Në mënyrë që iket nga këto, liderët duhet të gjejnë guxim politik për reformat e nevojshme, në interes të qytetarëve. Shpresoj se kryeministri i ri i Kosovës do të gjejë kurajon për të miratuar marrëveshjen e për kufirin me Malin e Zi”, deklaroi Yee./telegrafi
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...
Shkencëtarët zbulojnë “shqisën e shtatë” te njerëzit
Tre mënyra të lehta për të luftuar lodhjen me ushqim
Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që t...
Bora shënon fitore të madhe ndaj Pejës, blindon pozitën e tr...
Zyrtari amerikan thotë se sulmet ndaj Iranit deri më tani ka...