Komisionari për Zgjerimi të BE-së, Johannes Hahn në margjinat e takimit jozyrtar të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor të mbajtur në qytetin shqiptar, Durrës tha se qytetarët e Maqedonisë duhet të zgjedhin ose izolimin ose integrimin në Bashkimin Evropian dhe një standard më të lartë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai nuk u përgjigj nëse ka ndonjë alternativë tjetër nëse referendumi në Maqedoni dështon.
Kryeministri malazez, Dushko Markoviç tha se “dialogu politik në rajon është forcuar, por edhe besimi, ndërsa shembulli më i mirë është pikërisht marrëveshja e nënshkruar në mes Maqedonisë dhe Greqisë”.
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev nuk udhëtoi për në Durrës për shkaqe të motit të keq./Telegrfi/
KRU `Prishtina`: Afati për kontrata po skadon
250-vjetori i pavarësisë, pasaportat e reja amerikane do të ...
Trump urdhëron zgjatjen e bllokadës detare ndaj Iranit
Rritet çmimi i naftës në Kosovë, arrin 1.68 euro për litër
Trump për Merz: Ai nuk e di çfarë po flet për Iranin
Ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3 mes Vanesës dhe Indrit