Eurokomisari për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, ka përgëzuar për nënshkrimin e protokollit për anëtarësim të Maqedonisë në NATO.
“Ju përgëzojmë. Një kontribut për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe me gjerë”, shkruan Hahn në Twitter.
Sot në selinë e NATO-s në Bruksel u nënshkruar protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancën Veri-Atlantike. Protokolli u nënshkrua nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dhe ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.
OVL e UÇK-së kërkon respektim të Kushtetutës dhe stabilitet ...
Gjuetari kërcënon me jetë fotografin e natyrës, Arian Mavriq...
I dënuari për tentim vrasje arrestohet në Gjilan, dërgohet n...
Bardiqi flet për deklaratën “karate”: E përdora si sarkazëm,...
Lladrovci: Partitë me taban atdhetar i vërejnë dredhitë poli...
Seanca për presidentin shtyhet për në orën 14:00