Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski në një intervistë ekskluzive për televizionin serb TV Pink, ka folur mes tjerash edhe për partnerin e koalicionit, Bashkimin Demokratik për Integrim dhe Ali Ahmetin.
Ai ka dhënë detaje se si ishin zhvilluar bisedimet me partinë shqiptare dhe se cfarë kishte ndodhur.
“Kur filluam bisedimet me BDI për Qeverinë e re pas zgjedhjeve të 2016, ai më tha se ka dy opsione. Ose të bëjë koalicion me VMRO-DPMNE, ose të shkohet në zgjedhje të reja. Këtë e tha në praninë e së paku tre njerëzve të tjerë. Me këtë bëri me dije se nuk ka asnjë qëllim që të bëj koalicion me të tjerët. Dhe mendoj se atëherë fliste shumë sinqerisht. Për shkak se ai kishte sjellë tezën fituesi me fituesin. Por në momentin e fundit, në ditën e fundit kur ishim marrë vesh për ndarjen e ministrive, ndodhi e kundërta”, theksoi Gruevski. /TV21
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë